Foto nga Parisi që u dogj nga fansat e PSG, 2 të vdekur dhe 491 të arrestuar
Fitorja për herë të parë e Liges së Kampionëve të Europës në futboll nga PSG e Parisit ka sjellë festë e dhunë jo vetëm në stadium por edhe në kryeqytetin francez, Paris.
Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në të gjithë Francën gjatë festimeve të forta pas fitores së Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve mbrëmjen e djeshme.
U dogjën makina, ndërsa ndizeshin fishekzjarre dhe flakadanë. E gjitha kjo ndërsa tifozët përplaseshin me policinë në kryeqytetin francez të shtunën mbrëma, pas ndeshjes që u zhvillua në Mynih.
Ministria e Brendshme franceze tha të dielën se 491 persona u arrestuan në Paris, kur turma të mëdha u mblodhën në bulevardin Champs-Élysées. 68 persona të tjerë u arrestuan jashtë Parisit.
Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau, shkroi në rrjete sociale pas ndeshjes: “Tifozët e vërtetë të PSG-së po gëzohen për performancën e mrekullueshme të ekipit të tyre. Ndërkohë, barbarë kanë dalë në rrugët e Parisit për të kryer krime dhe për të provokuar forcat e rendit… Është e padurueshme që nuk mund të festosh pa pasur frikë nga egërsia e një pakice banditësh që nuk respektojnë asgjë.”
Rreth 5,400 oficerë policie u angazhuan në të gjithë qytetin për festimet pas ndeshjes, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe sprej piperi për të ruajtur rendin në Champs-Élysées.
Shiko fotot


KOHA JONË SONDAZH

