FOTO/ “Ti je Heroi Ynë”, policet një surprizë shoferëve, zgjedhin ata me makina luksoze

Vijon ende fushata sensibilizuese për të kontribuar në ndihmë të fëmijëve të sëmurë të punonjësve të Policisë së Shtetit që për fat të keq janë me qindra.

Efektivë të Policisë Rrugore, kryesisht femra gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë CD falas të përgatitura nga DJ më të mirë në vend, të cilët i janë bashkuar kësaj fushate. Në fotot e publikuara nga Policia e Shtetit shihet teksa policet ndalojnë shoferët, kryesisht ata me makina të shtrenjta dhe iu ofrojnë CD-të me muzikë.

CD përmbajnë edhe mënyrat se si mund të kontribuohet për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë, duke dhënë edhe numrin e llogarisë në Raiffeisen Bank
AL 28202110370000000001255744 Lekë
AL 13202110370000000011255744 Euro
Swift code SGSBALTX

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu të gjithë ata që duan të kontribuojnë për këta fëmijë dhe në ndihmë të fushatës “Ti je Heroi Ynë” mund të dërgojnë një SMS në nr 50100 me tekst “Ti je heroi im”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?