FOTO/ U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Vlorë, kush është Elidon Mehmeti

Elidon Mehmeti, është 35-vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e Skelës.

Ai u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford”, me targa AA 709 HM, teksa po lëvizte në drejtim të banesës së tij.

Atentati është bërë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qëlluan me armë zjarri nga një tjetër makinë.
Dyshohet se Mehmeti është ndjekur nga autori dhe është qëlluar në një moment kur makina, për shkak edhe të punimeve që po bëhen në zonë, ka qenë në limitet e shpejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi ka ikur për rreth 50 metra me makinën ndezur, mjeti është ndalur dhe 35-­vjeçari ka tentuar të dalë për të kërkuar ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Breshëria ka terrorizuar banorët e paktë që janë gjendur afër vendit të ngjarjes në ato momente.
Kalimtarët janë afruar për ta ndihmuar ndërsa autoambulanca, e cila ka mbërritur në një kohë të shpejtë, e ka shoqëruar në spital.

Dyshohet se shkak për vrasjen e Elidon Mehmetit është bërë e shkuara e tij, dhe konfliktet e vjetra. Për disa vite, ai ka jetuar jashtë vendit.

Policia është duke hetuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin bregdetar.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në “Urën e Mifolit” u gjet një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Mehmetit.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?