FOTO/ Vrasja e mjekut në Shkodër, të tjera detaje nga krimi i rëndë. Autori jetonte në …
Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të Dritan Ymerit, 26-vjeçarit shkodran që qëlloi me 3 plumba në kokë, mjekun Ilir Aliaj, 40 vjeç. Sherri mes tyre për një ndërtim që po bënte 40-vjeçari ka përfunduar
Burime nga grupi hetimor kanë zbuluar se Dritan Ymeri kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri.
Ai kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Franca dhe jetonte me gjyshen e tij. Që prej momentit të mbërritjes në Shkodër ai kishte pasur debate me mjekun Aliaj, duke mos rënë dakord për shkak se ndodheshin ngjitur.
Nga ana tjetër, familjaret e viktimës ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, edhe për faktin se krimi ka ndodhur në sy të djalit 15 vjeç dhe nënës së tij.
Policia thotë se po punohet për kapjen e autorit. /syri.net


