Fotolajm/ Gjykata e Lartë dorëzon dosjet me karrocë
Aktualitet E Enjte, 23 Shtator 2021 11:53
Dy përfaqësues të administratës së Gjykatës së Lartë janë paraqitur pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda me një karrocë të mbushur me dosje, të cilat i kanë dorëzuar pranë sekretarisë së këtij institucioni.
Nuk dihet nëse dosjet janë për hetim-gjykim qe lidhen me çështje konkrete, apo për arkivim. Por nëse bëhet fjalë për çështje të Gjykatës së Larte ato duhet të arkivohen pranë arkivës së këtij institucioni. /A2

