Fotot nudo të presidentes kroate: “Informer” përgënjeshtron dhe kërkon falje

Kryeredaktori i gazetës serbe, “Informer”, Dragan Vuçiçeviç, ka kërkuar falje në konferencë për shtyp për publikimin e disa fotove të një gruaje, me pretendimin se ajo ishte presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Një ditë më parë, gazeta serbe publikoi disa foto nudo të një gruaje që dukej si presidentja e re kroate.

Në brendësi tregohej se si ajo është fotografuar teksa qendronte në një apartament në Bruksel, ku supozohej se kishte një lidhje jashtë martesore me një spiun serb. Gazeta madje paralajmëronte se ekziston edhe një video nga marrëdhëniet e tyre seksuale, që do të nxierret në çastin e duhu, e madje aludohet se ajo ishte mashtruar prej spiunit serb dhe e mendonte se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit. Por një ditë më pas, përgënjeshtroi vërtetësinë e tyre.

Kitaroviç është bërë pre e mediave serbe që kur deklaroi pak ditë më parë se Serbia duhet të njohë patjetër pavarësinë e Kosovës. Në gazetat serbe kanë qarkulluar edhe disa karikatura provokuese të saj, teksa takohet në plazh me presidentin serb, Tomislav Nikoliç, si dhe figura të tjera të politikës serbe.

Kitaroviç u zgjodh presidentja e parë femër e Kroacisë në fillim të janarit, duke mundur me rezultat të ngushtë në balotazh Ivo Josipoviç, edhe pse në raundin e parë ai ishte në avantazh.

SHKARKO APP