FOTOT / Parkuan mbi trotuare, ja si përfunduan “të fortit” me makina luksoze

Të kesh një makinë luksoze nuk do të thotë që të kesh të drejtë të bësh çfarë të duash.  Janë jo të pakta rastet kur drejtues automjetesh, vetëm për të pirë një kafe në lokal, i parkojnë automjetet e tyre mbi trotuar apo mbi vijat e bardha, duke penguar në këtë mënyrë edhe këmbësorët apo nënat e reja të cilat kanë fëmijët në karrocë.

Pavarësisht se nuk mungojnë rastet e të treguarit “ i fortë” falë automjetit të shtrenjtë,  siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, duket se policia bashkiake nuk ka toleruar shkelësit të cilët zaptojnë hapësirat e dedikuara vetëm për këmbësorët që të ecin të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Civilizimi do na mbrrijë kur secili të kuptojë se makina e mirë ?       nuk është liçencë ?       për t’i marrë hapësirën atij pa makinë, ?në këmbë. ?? ?” ,      shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresojmë që edhe drejtuesit e këtyre automjeteve luksoze të sensibilizohen se trotuarët janë për këmbësorët dhe jo për automjetet. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?