FOTOT/ Rraskapitja e njerëzve në takimet e Edi Ramës
Pasi pritën për vite me radhë nëpër korridoret e ALUIZNI-t, Hipotekës, bashkive e gjykatave, vlonjatët provuan këtë të martë pritjen përballë shefit të qeverisë. Në pikun e vapës, uronin njëri-tjetrin me fjalët “paç fatin e Hëna Cakës” gruas nga Berati, që me hallin e saj e bëri Edi Ramën të vërë dorën në zemër dhe t’i japë drejtim punëve, siç di ai.
Padurimi ishte i madh. Kishin ardhur në takim nga të gjitha anët e Vlorës.
Një grua u ankua se i ishin vjedhur pronat; një shkrimtar mbajti fjalim kundër Akademisë së Shkencave; një banor i fshatrave shante punonjësen e zyrës së shtetit; ishte aty edhe një e sëmurë me kancer nga tymi i qymyrit; një grua kishte futur në burg administratorin e pallatit dhe të birin pas denoncimit; një vajzë jetime tha se nuk paguante dot kredinë e plot të tjerë me halle dhe ankesa lloj lloj.
Vetë Rama ishte ulur poshtë hijes së pemës, hallexhinjtë në diell. Herë pas here, kur i shihte që ziheshin për mikrofonin ndërhynte për t’i qetësuar. Fotot më poshtë tregojnë më mirë situatën surreale që u krijua sot në Vlorë, në takimin e organizuar nga Edi Rama. LAPSI.al

