FOTO/Thirrja e Ben Blushit, emrat e politikanëve shkruhen në koshat e plehrave
Deputeti Ben Blushi mbajti një fjalim të ashpër sot në Kuvend, kundër ligjit për importin e mbetjeve. Ai tha ky ligj ishte një pazar mes qeverisë dhe biznesit se çdo deputet që voton këtë ligj duhet t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes.
“Duke mos patur asnjë dyshim se të gjithë ata që e votuan kundër këtë ligj përpara tre vitesh, sot do ta votojnë pro, çka i fut ata në katalogun njerëzor të qenieve të pashpresa, unë do të thosha se ata meritojnë një ndëshkim. Dhe në këtë rast ka vetëm një ndëshkim të merituar: Çdo deputeti që voton sot këtë ligj, duhet t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes. Sepse ka ardhur koha, që çdo kazan të ketë një emër. Emrin e deputetit që e voton sot këtë ligj”,- tha Ben Blushi.
Duket se thirrja e Blushit ka gjetur mbështetësit e parë. Qytetarët që po protestojnë sot para Kuvendit kanë nisur të shkruajnë koshat e plehrave me emrat e politikanëve, siç duket dhe në foton më sipër.

KOHA JONË SONDAZH

