FOTO+Video/ Banorët e Spitenit (Lezhë) investojnë rrugën për te Kisha historike e Prullit

Kisha e Spiten-Prull të Lezhës është një nga objektet e veçanta historike dhe fetare, veçoritë e së cilës po zbulohen vitet e fundit.

Ndërtimi i saj daton në vitin 1402 dhe nga historianët vlerësohet si një nga më të veçantat në Ballkan.

Veç interesit për studiuesit e historisë dhe besimtarët, vendndodhja e kishës e kthen atë dhe në një vend të rëndësishëm turistik.

Banorët e fshatit Spiten, të ndihmuar nga Marjan Kola, biznesmen në Belgjikë, po shtrojnë me kontributet e tyre rrugën, gjë e cila duhej bërë nga qeveria.

Kontributi vullnetar i banorëve mbetet një gjest fisnik e që duhet falenderuar, pasi janë të rralla komunitetet që investojnë për kulturën e fshatit të tyre, e cila ka vlerë kombëtare.

Kisha ka edhe Kryqin me të lartë në Ballkan, 15 metra i lartë.

Dhe për këtë arsye, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga çelja e sezonit të ri turistik, banorët e zonës, në mungesë të financimeve shtetërore kanë investuar personalisht për riparimin e rrugës që të shpie tek Kisha e Shën Lledrit në Spiten- Prull të Lezhës.

https://streamable.com/j4dpba

https://streamable.com/5nmo6t

SHKARKO APP