Fshihte 26 kg kanabis në makinë. Pranga 21 vjeçarit vlonjat
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis është sekuestruar që në orët e para të ditës nga blutë e Vlorës.
Në pranga ka rënë poseduesi i saj, një 21 vjeçar nga qyteti i Vlorës. I riu tashmë i prangosur, Monsiljo Shia, e kishte fshehur kanabisin në mjetin e tij Vokswagen Passsat.
Ai mbante 26 kg kanabis në mjet, por tashmë lënda narkotike është sekuestruar nga ana e bluve të Vlorës, në cilësinë e provës materiale.
Po të njëjtat burime shtojnë se aktualisht po punohet për zbulimin e personave të tjetë të implikuar. I riu akuzohet për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

