FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fundjavë me gjallëri në Durrës, gati për fluksin me turistë këtë sezon

Bregdeti i Durrësit është pushtuar nga pushues vendas dhe të huaj. Për strukturat akomoduese, ky fillim sezoni vjen me pritshmëri të larta. Menaxherë hotelesh dhe resortesh thonë se rezervimet janë premtuese dhe ndikimi i promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë po ndihet gjithnjë e më shumë.

“Këtë vit kemi filluar të paktën një muaj më herët. Kemi filluar me grupet austriake që kanë vendosur të kalojnë pranverën në Shqipëri. Pasi të mbarojmë me austriakët fillojmë me klientët historik të Shqipërisë, që janë polakët çekët që vijnë çdo vit rregullisht në Shqipëri. Dhe në fund të sezonit, në muajt tetor-nëntor kemi klientët nordikë që preferojnë vjeshtën për të ardhur në Shqipëri”, tha për A2 CNN, Blerim Norja, operator turistik.

Me plazhet që po popullohen çdo ditë dhe ofertën turistike që sa vjen e zgjerohet, Durrësi duket se është gati të presë një tjetër sezon të ngarkuar veror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?