Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Future Hospitality Forum 2026/ Nga Potenciali në prestigj, Shqipëria hap dyert e mikpritjes globale

Aktualitet E mërkurë, 30 Shtator 2026 13:36
Future Hospitality Forum 2026/ Nga Potenciali në prestigj, Shqipëria hap dyert e mikpritjes globale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria nuk është më një destinacion që thjesht premton por është një destinacion që po shkruan historinë e vet. Future Hospitality Forum 2026, edicioni i parë i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) dhe mbledh zhvilluesit shqiptarë, investitorët dhe disa prej brendeve më të njohura e më prestigjioze të hotelerisë botërore. Ky forum lind nga një e vërtetë e thjeshtë : turizmi shqiptar po rritet me një shpejtësi që kapaciteti hotelier nuk e ndjek dot. Kërkesa është këtu. Interesi i emrave më të mëdhenj të industrisë globale është këtu. Ajo që mungonte ishte tryeza ku ky interes kthehet në projekt konkret. Future Hospitality Forum është pikërisht ajo tryezë dhe momenti kur Shqipëria zë vendin që meriton në hartën botërore të investimeve në mikpritje.

Çfarë ndodh në forum?

Mbi 100 projekte shqiptare do të prezantohen para disa prej brendeve më të fuqishme e më të respektuara të hotelerisë në botë, të cilat do të ulen si vlerësues dhe partnerë potencialë, jo si spektatorë. Paralelisht, vetë këto marka globale do të ndajnë vizionin, modelet e tyre të suksesit dhe kriteret për afiliim, nga dizajni dhe shkalla te lokacioni dhe struktura e menaxhimit. Takimet B2B të para-organizuara do t’i japin këtij dialogu dimensionin konkret që industria pret prej vitesh — një urë e vërtetë mes ambicies shqiptare dhe ekspertizës globale. Forumi do të hapet me fjalimin kryesor të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Panelet e forumit

Në 2 panelet që do të zhvillohen do të marrin pjesë figura kyçe të sektorit të mikpritjes, si përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet kryesore të investimeve dhe zhvillimit në Shqipëri, drejtues të agjencive kombëtare të turizmit dhe zhvillimit të territorit, si dhe zëvendësministra dhe ekspertë të financave. Por ajo që e bën këtë forum vërtet ndërkombëtar është prania e drejtuesve më të lartë të disa prej grupeve më të mëdha hoteliere në botë, të cilët do të sjellin në Tiranë ekspertizën e tregjeve globale — nga Europa Jugore dhe Lindore, deri në destinacionet më të kërkuara të hotelerisë luksoze.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

• Panel I: Developing Albania’s Hospitality Sector: From Investment to Growth – një dialog mes institucioneve shqiptare të investimeve, zhvillimit të territorit dhe financave mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të kthyer potencialin në rritje reale.
• Panel II: Albania’s Next Hospitality Investment Wave – drejtues të lartë të grupeve ndërkombëtare hoteliere, përfshirë Accor, Wyndham dhe Minor Hotels, ndajnë çfarë kërkojnë brendet globale kur zgjedhin destinacione të reja dhe pse Shqipëria është sot emri që po përmendet gjithnjë e më shumë në qarqet ndërkombëtare të investimeve.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 38 minutash
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore
Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 3 orësh

Tri zonat tematike të forumit

Forumi është strukturuar mbi tri zona kyçe që konsiderohen shtylla e potencialit turistik shqiptar:
• Zona Urbane – zhvillimi i hotelerisë në qytete, me fokus tek eksperienca urbane dhe infrastruktura moderne e mikpritjes.
• Zona Bregdetare – resortet dhe investimet përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon, drejt një turizmi bregdetar të qëndrueshëm.
• Zona Malore – strehimet dhe zhvillimet boutique në zonat malore, si segment në rritje i turizmit alternativ.

Kush ka konfirmuar pjesëmarrjen

Në këtë forum do të marrin pjesë ndër 15 emrat më të mëdhenj të hotelerisë botërore: si Accor Luxury, Minor Hotels, Wyndham Hotels & Resorts, Falkensteiner Hotels and Residences, Sunset Hospitality Group, Iberostar, Banyan Group, CDS Hotels, Club Esse, METT, Elite World Hotels & Resorts, Hyatt Inclusive Collection, HO Collection, Majestic Hospitality si dhe firma prestigjioze këshilluese. Shqipëria po e shkruan vetë historinë e saj si destinacioni më dinamik i rajonit. Bashkohuni me ne më 2 Tetor, në TKOB.

Etiketat e lidhura

Future Hospitality Forum 2026
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 38 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.