Ganaj-Spiropali marrëveshje për kontrollin e pasurive të doganierëve

E gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur që nga viti 2003, ndërsa doganat angazhohen të bashkëpunojnë me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave.

Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, nënshkruan të premten në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.

Spiropali bëri të ditur se marrëveshja bëhet me synim marrjen e masave displinore ndaj personelit doganor që Inspektoriati e ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose edhe kallëzim penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kreu i ILDKPKI-së theksoi se këtë vit ILDKPI do të fillojë kontrollin nga 2003 të të gjithë punonjësve të administratës doganore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky nivel bashkëpunimi është në kohën e duhur, në mënyrë që për të gjithë zyrtaërt që do të gjenden në shkelje të ligjit përvec kallëzimit penal në organin e prokurorisë, të meren masa administrative me largim nga puna, sepse zyrtarët nuk mund të qëndrojnë në poste shtetërore nëse gjenden me fshehje pasurie apo konflikt interesi”, deklaroi Ganaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?