Gara për tri vende vakante në SPAK, KLP cakton datën e intervistimit të kandidatëve

Tetë kandidatët për t’u bërë pjesë e SPAK do të merren në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 7 dhjetor.

KLP njofton intervistat nisin në orën 09:00 dhe do të regjistrohen me audio dhe video.

Intervistat me prokurorët që kandidojnë për SPAK zgjasin jo më shumë se 30 minuta për secilin kandidat (nga të cilat 10 minuta për prezantimin individual të kandidatëve dhe 20 minuta për pyetjet/përgjigjet nga anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar të OPDAT).

Prokurorët në garë për në SPAK
1- Albert Kuliçaj
2- Olsi Dado
3- Kreshnik Ajazi
4- Bledar Maksuti
5- Anita Jella
6- Ndini Tavani
7-Sonila Muhametaj

SHKARKO APP