Garda trembet nga një dron, Rama gati për fjalimin e fitores (VIDEO)

Sot në orën 18:00, anëtarët dhe kandidatët për deputetë të PS-së do të zbarkojnë në sheshin “Skënderbej”. Vetë kryeministri Rama ka paralajmëruar fjalimin e fitores, duke ftuar që t’u bashkoheshin edhe qytetarë të thjeshtë.

Një dron mbi qiellin e sheshit “Skënderbej” ka alarmuar Gardën e Republikës së Shqipërisë. Teksa po zhvillohen përgatitjet e fundit për mitigun e fitores së Partisë Socialiste, ngritja e një droni ka alarmuar Gardën.

Grupet e vëzhgimit dhe kolegët e tyre kanë lokalizuar ngritësit e dronit duke i kërkuar edhe largimin nga zona. Nuk dihet asnjë detaj lidhur me të rinjtë, nëse janë mbështetës të PS-së apo ishin mbledhur për të xhiruar për “punët” e tyre. E njëjta skenë ka ndodhur edhe në mitingun hapës të fushatës së PS-së, po në të njëjtin shesh.

SHKARKO APP