Gazeta gjermane “Welt”: Keda Kaceli, shqiptarja që paralajmëron rikthimin e Berlusconi-t

“Që kur Matteo Renzi po dominon politikën italiane, Silvio Berlusconi ka heshtur. Por një revistë e re paralajmëron rikthimin e tij. Botuese është një intelektuale dhe admiruese e flaktë nga Shqipëria”. Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, Welt. Titulli i madh i revistës është “Rikthimi i Berlusconi-t: Plani sekret, për të fituar sërish”. Revista quhet “Buongiorno Italia” dhe është një e përmuajshme, që i ka dedikuar 100 faqet e saj ish- kryeministrit italian. Botuese është Keda Kaceli, shqiptarja që jeton prej vitesh në Itali dhe është një përkrahëse e zjarrtë e Berlusconi-t. “Revista jonë nuk është një revistë politike në kuptimin tradicional të fjalës. Në vend të kësaj, ne e kuptojmë atë si një instrument që kontribuon në përparimin e kombit tonë,” shkruan Kaceli në shkrimin përshëndetës. Megjithatë revista, sipas gazettes gjermane është vetëm politikë. Madje Die Zeit habitet që revista i dedikohet në 100 faqe vetëm një njeriu. Por Kaceli është një përkrahëse e zjarrtë. Kur Berlusconi u plagos në vitin 2009, në Milano, ajo ishte aty. Ajo ka studiuar në Universitetin e Milanos për marrëdhënie ndërkombëtare. Kaceli ka përkthyer librin e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” në italisht. Berlusconi ka bërë parathënien e librit. Kaceli thotë se Pllumi ishte përkrahës i Berlusconi-t. Nëse mbeshtetemi tek revista, atëherë viti 2015 do jetë viti i Berlusconi-t, raporton Zeit. Por çfarë përmban plani? Kaceli thotë se një njeri si ai, ka gjithmonë një plan të mirëdetajuar. “Në tërësinë e tij, askush nuk e di në fakt planin”.

SHKARKO APP