Gazetari Hoxha: Kur zbatuan ligjin pse Shullazi shkoi në burg dhe Cyrbja u bë deputet?
Pas dëshmisë së dhënë nga deputeti Jurgis Cyrbja, ish-kreu i Hipotekës në Durrës në kohën që Shullazi arriti të merrte Vollgën, ka reaguar ehde kazetari investigative Artan Hoxha. Përmes një postimi në facebook Hoxha shkruan se “Ku eshte problemi ketu kur qenka “zbatuar ligji”?! Pse Shullazi u fut ne burg dhe Cyrbja u fut deputet ne Parlamentin e Shqiperise?!”.
Ndërsa gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda Cyrbja ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje. Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai takuar me Emiljano Shullazin. Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
Postimi i Artan Hoxhës:
Deputeti i ri i PS-se, Jurgis Cyrbja(ish-drejtori i hipotekes ne Durres) tha sot para gjykates:”Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën(ish-hotel Vollgen) i kam thene se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e probes”…
,…Shullazi i paska shkuar deri poshte shtepise ne Shijak(imagjinoni me sa mjete dhe njerez leviste Shullazi), dhe ky i ka thene “do zbatoj vetem ligjin”… hajde deputet hajde… Dhe Shullazi qe i eshte pergjigjur:”Edhe une per zbatimin e ligjit jam ketu”….
Pastaj ky “zbatoi ligjin” duke rregjistruar pronen!!!!
Po mire, ku eshte problemi ketu kur qenka “zbatuar ligji”???!!!
Pse Shullazi u fut ne burg dhe Cyrbja u fut deputet ne Parlamentin e Shqiperise?!!!!

