Gazetari konfirmon “Narcotica”-n: Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rikthyer masivisht që nga qershori

Redaktori i lajmeve në Ora Neës, Trazhgim Sokolaj duke komentuar dokumentarin e televizionit italian Rai 3, tha se në Shqipëri ka një rikthim të fenomenit të kanabisit.

Sipas Sokolajt kjo ka nisur që në muajin qershor, kur edhe policia ishte e angazhuar maksimalisht me protestat e opozitës.

“Ato konstatime që televizioni italian bëri janë informacione dhe çështje që edhe ne i kemi perceptuar këtu në Shqipëri. Personalisht kam patur sinjalet e para për një rigjallërim të fenomenit që në muajin qershor, gjatë kohës të protestave masive të opozitës. Kur policia kishte një angazhim total për ti bërë ballë këtyre protestave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me informacionet jo zyrtare, më rezulton që që nga qershori ka një rikthim të fenomenit dhe ajo që është më shqetësuese është se sipas këtyre evidencave që më vijnë nga burimet në terren bëhet fjalë për parcela të vogla, të vendosura në sipërfaqe që nuk janë shfrytëzuar tradicionalisht për kultivim kanabis”, tha Sokolaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?