Gazetari zbulon me fakte skandalin që po ndodh në plazhet shqiptare

“Diskriminimi” ndaj vëllezërve tanë kosovarë duket se po kthehet në një trend në plazhet shqiptare, ku gjithnjë e më tepër abuzohet me rritjen e çmimeve.

Në shumë plazhe private ata faturohen për krevatet e plazhit dyfish e madje trefish më tepër se sa pushuesit shqiptarë, e gjitha kjo një formë për të përfituar sa më tepër prej pushuesve.

Një rast të tillë në plazhin e Drimadhës e ka hasur gazetari kosovar Arton Mulliqi, ku në një postim në rrjetet sociale denoncon fenomenin që kaq shumë po përhapet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në të njëjtën hapsirë plazhi, unë paguaj 2,000 lek për çadër dhe shezllona vec pse jam nga Kosova, e vëllai nga Shqipëria 2 metra larg meje paguan 700 lek,” shkruan ai teksa i bashkangjit tekstit dhe foto të këtij skandali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentues të tjerë i bashkangjiten rastit ne fjalë duke denoncuar dhe ata përvoja të ngjashme e duke treguar se në fakt ky sknadal po kthehet në një fenomen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?