Gazetarja e VOA, Kostreci: Nëse ISIS-k kërcënon SHBA, do të ketë sulme. 200 amerikanë janë ende në Kabul
Fotoja e ushtarit amerikan u cilësua si ”Foto e Ditës”, pasi shënoi kështu mbylljen e evakuimit nga ana e SHBA-së të bashkëpunëtorëve afganë dhe personelit të saj si dhe largoi trupat amerikanë nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare në vend.
Sipas gazetares shqiptare së ”Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci në Afganistan janë dhe rreth 200 amerikanë. Në një intervistë në Report Tv, Kosteci tha se evakuimi i amerikanëve të mbetur do të varet nga bashkëpunimi me talebanët, nëse ato do i mbajnë premtimet e tyre për të mos penguar largimin e amerikanëve të mbetur.
Po ashtu për ”Report Tv”, Kosteci tha se largimi i trupave amerikanë nga Afganistani shënon një ditë historike dhe fundin e një lufte të gjatë, por dhe pasiguri për mënyrën se si SHBA do të angazhohet në Afganistan në të ardhmen.
Në lidhje me sulmet e përqendruara me dron që SHBA ka bërë ndaj disa objektivave të ISIS-K, për Kostrecin ato mund të vazhdojnë “nëse SHBA do të ndihet e kërcënuar nga ky grup terrorist”.
“Me largimin e plotë të trupave amerikanë nga Afganistani i është dhënë fund një luftë 20-vjeçare. Ishte një ditë historike për SHBA për sa i takon mbylljes së luftës dhe operacioneve të zhvilluara atje. Në Afganistan ka ende edhe 200 persona amerikanë, mund të jenë dhe më pak, dhe nëse ata do të duan të evakuohen do të bëhen të gjitha përpjekjet për largimin e tyre. Përveçse ditë historike, është edhe një ditë që shoqërohet edhe me pasiguri për mënyrën se si SHBA do të angazhohet në Afganistan pas mbarimit të kësaj lufte. Nuk ka ende hollësi se si do të kryhet largimi i këtyre personave, por SHBA dhe OKB kanë këmbëngulur që talebanët të mbajnë premtimin e tyre për të mos penguar evakuimet, Kjo lë të kuptohet se shpresat varen nga bashkëpunimi me talebanët”, tha gazetarja Kostreci.