Gazi i policisë, studentja norvegjeze në gjendje të rëndë
Dhuna policore dhe përdorimi pa kriter i gazit lotsjellës, nuk i kanë shpëtuar edhe të rinjtë europianë që ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të European Democratic Students.
E reja norvegjeze, sekretarja e përgjithshme e EDS, Sara Jurik, ndodhet në gjende të rëndë në spital, pas sulmit me gaz që policia u bëri protestuesve. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quan kriminal aktin e policisë.
“E reja norvegjeze, sekretarja e pergjithshme e EDS, Sara Jurik ne gjendje te rende ne spital nga helmimi me lendet toksike te hedhura kunder protestuesve paqesore nga Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku! Krim”, shkruan Berisha në Facebook.

