Gejxh propozon Janullatosin për president të Greqisë: Ka bërë shumë për helenizmin

Nikolla Gejxh ka propozuar Janullatosin për president të Greqisë. Propozimi është bërë që në nëntor të 2014-s, gjatë një takimi që ai ka pasur me dy deputetë grekë.

Por, lajmi i botuar tek gazeta “To Vima” ka kaluar në heshtje. Ai është risjellë nga blogu himara.gr, që ka ribotuar shkrimin. “I vetmi që mund të bashkojë popullin është Kryepeshkopi Anastas i Shqipërisë. Është më i përshtatshmi për president.

Kujtoni se në çastet e vështira për Helenizmin kanë marrë rol udhëheqësi kombëtar si Kryepeshkopi Makarios, ashtu edhe Kryepeshkopi Damaskinos” – tha.

E çuditshmja është se askush nuk kundërshtoi, përfshi dy deputetët dhe ambasadorit amerikan”, shkruan  “To Vima”, duke cituar thëniet e Gejxh.

SHKARKO APP