Gilmano Dani atentat tjetër në Tiranë

Gilmano Dani, njeriu më i afërt i Emiljano Shullazit i plagosur disa ditë më parë në një atentat me armë në Qafën e Kasharit është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi ka tentuar të vrasë me armë një person në një supermarket tek ish-parku i autobusëve në rrugën e Kavajës.

37-vjeçar Dani, njihet si një nga të fortët e rrugës së Kavajës ditën e shtunë, 17 Janar ka qëlluar me armë për të vrarë, Valter Pelivanin 25-vjeç.

Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga disa persona si: Orges Dani, Erjon Mihali dhe

Përparim Kalemaj.

Pak ditë më parë, Dani dhe Emiljano Shullazi përfunduan të plagosur në Spitalin e Traumës gjatë një atentati me armë të ndodhur në Qafën e Kasharit, njëkohësisht me një atentat në rrugën e Kavajës ku mbeti i vdekur Artur Baze.

SHKARKO APP