Gjenden eshtrat e Shen Gjonit pas 1 mijë vjetesh në Bodrumin e Muzeut Kombëtar
Studiuesi Artan Shkreli ka publikuar lajmin për një zbulim shumë të rëndësishëm që ka dalë në dritë nga bodrumet e Muzeut Kombëtar.
Ja çfarë njofton studiuesi:
“Rigjenden papritur në bodrumet e Muzeut Kombëtar, mbetjet trupore në trajtë relikuari të Shinjon Vladimirit (shën Gjon) – njerit prej shenjtëve më të rëndësishëm të kulturës dhe historisë mesjetare të Ballkanit jugor e më gjërë.
Ishin ruajtur prej 1000 vjetësh dhe janë pikërisht ato mbi të cilat arbni Karl Topia kish ngritur për adhurim të tyre, kishën dhe manastirin e famshëm të Shijonit në Elbasan në Treqindën e largët.
Askush nuk e dinte se ekzistonin!
Kjo është një ngjarje e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe asaj ballkanike.
Ekspozimi i tyre, tashmë i domosdoshëm, kërkon kujdes dhe një studim të veçantë shoqërues, “- përfundon Shkreli.
Fotot e relikteve dhe e kishës së Shijonit.