Gjendet i varur në një pemë pranë banesës një 16-vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i një adoleshenti në Lezhë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Tresh, ku 16 vjeçari, M.Ndoja u gjet u varur në një pemë pranë banesës.

Mësohet se trupi i pajetë i të miturit është gjetur nga familjarët, të cilët më pas kanë bërë dhe denoncimin në polici.

Viktima është transportuar drejt morgut të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?