Gjendet i vdekur konsulli rus në Athinë

Konsulli rus në Athinë është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Policia ndërhyri në banesë pas alarmit të dhënë nga kolegët, sipas të cilëve, konsulli nuk ishte përgjigjur në telefon. 55-vjeçari Andrei Malanin u gjet i pajetë në apartamentin e tij në lagjen “Herodos Atticus”.

Mediat greke bëjnë me dije se në trupin e viktima nuk ka shenja armësh apo mjeti të mprehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është gjetur i shtrirë në mes të banesës dhe shumë pranë ishin çelësat e apartamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet e vdekjes së tij, raporton Ora News. Trupi i pajetë është gjetur pak orë më parë.

Mediat greke bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur pasditen e sotme rreth orës 17:45 minuta.

Apartamenti ndodhet në një ndërtesë pesëkatësh. Organet e hetimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?