Gjendet në Kavajë makina e taksistit të zhdukur, brenda saj trupi i pajetë i shoferit

Gjendet në Kavajë makina e taksistit nga Durrësi, brenda të cilës edhe trupi i pajetë i 53-vjeçarit.

Mësohet se mjeti është gjetur i përmbysur në një kanal mes Kavajës dhe Rrogozhinës, në komunën Gosë. Pas ndërhyrjes së policisë, makina u nxorr nga kanali, ndërsa brenda saj u gjet një trup i pajetë i Faik Fezgajt që ishte në timon. Burime nga policia konfirmuan se bëhet fjalë për taksistin e zhdukur. Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një aksident, pasi mjeti ka dalë nga rruga.

DESHMITE
Nga dëshmitë e siguruara nga ‘BalkanWeb’, kolegët e tij taksistë shprehen se Fezgajt kishte rënë më parë dy herë pre i grabitjeve. Ata pohojnë se kanë frikë për fatin e shokut të tyre, pasi nuk e kanë parë që prej mbrëmjes së djeshme. Nga dëshmitë e familjarëve të 53-vjeçarit, ai kishte dalë dje si gjithmonë për punë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Rreth orës 18:45 kishte folur me vajzën e tij në telefon dhe i kishte thënë se po kthehej në shtëpi, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Ai është zhdukur pa lënë gjurmë. Pas kësaj gruaja, dy vajzat dhe dhëndri i tij kanë shkuar në polici ku kanë bërë denoncimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq efektivet e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij. Çdo person, i cili ka ndonjë informacion mbi të është i lutur të kontaktojë në numrin 0694110217. Ky rast është ende nën hetimin e policisë, pasi nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo kriminale. Ndërkohë, një ngjarje e rëndë ndodhi në muajin dhjetor në Kavajë, ku një taksist u mor peng e më pas u vra nga një përdorues lëndësh narkotike.
/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?