Gjendet një grua e pajetë në Tiranë
Aktualitet E Enjte, 23 Shtator 2021 13:07
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një grua është gjetur e pajetë në Lundër.
Sipas policisë nuk rezulton që në trupin e saj të ketë shenja dhune.
“Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njofton policia.

