Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Dy adoleshentët ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. Ndërsa adoleshenti është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit, kanë qenë familjarë dhe banorë të zonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 15:00, në lagunën e Patokut, ku sipas policisë, 2 adoleshentët ishin duke u larë kur njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër u gjet i pajetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?