Gjeneral Ylber Dogjani, Komandanti i ri i Forcës Detare

 

Është emëruar se kush do të mbajë postin e Komandatit të ri të Forcës Detare. Në një deklaratë për mediat Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka prezantuar para personelit të shtabit të Forcës Detare komandantin e ri të kësaj force, gjeneral brigade Ylber Dogjani.
Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm; shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave tona të Armatosura, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.
Ministrja Kodheli: I uroj shumë suksese gjeneral brigade Ylber Dogjanit në punën e tij fisnike, ashtu siç pretendoj dhe ju këshilloj që të gjithë ju bashkë të jeni me të dhe në suport të tij në realizimin e detyrave kushtetuese që na janë ngarkuar.Ndërsa gjeneral brigade Ylber Dogjani në fjalën e tij u shpreh se “ Unë vij në këtë pozicion të ri, i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për vendin dhe rolin që ka kjo komandë për sigurimin dhe ruajtjen e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e ushtrimit të ligjshmërisë në det, duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e tjera të FA, si dhe me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare”. Në fund të fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i uroi edhe njëherë gjeneral brigade  Dogjanit suksese në punën e tij fisnike, duke kërkuar njëherazi nga e gjithë trupa e kësaj Force që të jenë me të dhe në suport të tij për realizimin e detyrave kushtetuese që na janë ngarkuar.

R.SH

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?