Gjergj Luca: Ndoshta po më kërkoni në ndonjë mejhane televizioni, por sot jam në beton

Albert Vataj

Me këto fjalë, të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, sipërmarrësi Gjergj Luca i drejtohet publikut në një postim të tij në rrjetet sociale, duke shoqëruar fjalën me figurën: një video ku ai vetë, me çizme dhe lopatë në dorë, shtron beton në një platformë në zemër të kompleksit të Fish City, në Labinot-Fushë të Elbasanit.
Në një kohë kur imazhi i sipërmarrësit nganjëherë fryhet artificialisht në studio televizive apo në paradhoma të mendjemëdha të papunës, Gjergj Luca zgjedh një tjetër narrativë: ai është atje ku bëhet puna. Ai nuk flet për peshkun, ai e peshkon. Nuk promovon gastronominë nga kolltuku, ai e krijon atë, nga deti në pjatë, nga burimi në tryezë. Dhe jo si spektakël, por si etikë. Jo për show, por për qëllim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk do më gjeni kurrë në mejhane kafenesh apo mejhane televizionesh duke sharë e përgojuar miletin,” thotë ai me një prerje që e mbart vetëm ai që ka vendosur t’i dalë përballë jetës me punë, jo me fjalë. “Më gjeni 20 minuta në telefon, ku lexoj, informohem, komunikoj… dhe më pas më gjeni te betoni, te deti, te peshku, te kuzhina…”
Kjo nuk është thjesht një deklaratë, është një kredo. Sepse axhenda e tij ditore nuk përbëhet nga fjalë të mëdha, por nga vepra konkrete. Nga gjurmë, jo hije. Sot me çizme në çimento, nesër në kuvertën e një anijeje duke hedhur rrjetat, pasnesër përpara një tavoline duke promovuar prodhimet e detit si garanci e një ushqimi të shëndetshëm e të ndershëm. Ai është gjithkund, por jo për të qenë spektakolar, por për të qenë real.
Vetëm ata që e njohin nga afër e dinë se ky njeri nuk i njeh oraret e pushimit. Se brenda një dite, ai mund të jetë informuar për gjithçka që ndodh në çdo cep të imperiumit të tij të quajtur Rozafa. Dhe jo vetëm për shifrat, por për njerëzit, për punëmarrësit e tij, për hallet e tyre, për vendlindjen e secilit. Ai i njeh emrat, historitë, madje edhe plagët.
Sepse derën e zemrës së tij, e ka mbajtur gjithmonë të hapur. Dhe kjo nuk është metaforë. Ai është malësori i besës dhe dinjitetit, që nuk e mëson mikpritjen, por e trashëgon. Nuk e mëson përkushtimin, e ndjen si detyrim. E mbart këtë frymë në gjithçka që bën, sepse nuk di të jetë ndryshe.
Ndoshta disa prej jush e kujtojnë vetëm si zërin e fortë, si atë njeriun që ngre tonin në emër të një shqetësimi kombëtar. Po, ai është edhe ai. Sepse e do aq shumë Shqipërinë, sa nuk e duron dot kur ajo dhemb. Nuk mund të qëndrojë indiferent kur ajo plagoset. Ai nuk reagon për vete, por për një copë atdhe që meriton më mirë.
Ky është Gjergj Luca, një sipërmarrës atipik, që ndërton me duar, me zemër dhe me vizion. Një njeri që nuk e shikon suksesin si karrierë, por si shërbim. Një histori që dëshmohet çdo ditë me baltë, me ujë deti dhe me djersë.
Dhe mbi të gjitha, me një besim të palëkundur te puna, e vetmja mënyrë për ta ngritur këtë vend dhe për ta integruar këtë Shqipëri në ëndrrën e kakohëshme Evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?