Gjergj Luca: Respekt për ato bijë nënash që po sakrifikojnë veten për të mbrojtur komunitetet dhe Shqipërinë

Flakët që kanë përfshirë prej ditësh disa zona të vendit e kanë futur Shqipërinë në një gjendje kritike. Qindra efektivë të shërbimeve zjarrfikëse, të ushtrisë, policisë dhe dhjetëra banorë të thjeshtë po luftojnë pa ndërprerje, me orë e ditë të tëra, përballë zjarreve që kërcënojnë jetë njerëzish, banesa e komunitete të tëra.

Në këtë betejë të vështirë, nuk kanë munguar edhe mesazhet e solidaritetit dhe mirënjohjes. Një ndër ta është edhe ai i sipërmarrësit Gjergj Luca, i cili në një reagim përmes rrjeteve sociale ka shprehur respektin e tij të thellë për të gjithë ata që po sakrifikojnë jetën në vijën e parë të kësaj lufte të pabarabartë me zjarrin.
“Kur ne flinim, ata luftonin me zjarrin dhe me jetën. Luftonin për të shpëtuar qytete, fshatra dhe jetë njerëzish. Janë bij nënash që sakrifikojnë veten për ne, për Shqipërinë.
Mirënjohje zjarrfikësve shqiptarë, përulje dhe respekt të pafund!”, – shkruan Luca.
Ky mesazh është një kujtesë e fortë se pas çdo lajmi për flakët e përhapura, qëndrojnë njerëz të zakonshëm me guxim të jashtëzakonshëm, të cilët shpesh punojnë me mjete të pamjaftueshme, por me një forcë morale që i ngre në piedestal të respektit shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

AV

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?