Gjergj Luca: Turizmi ynë që i trajton të huajt si shqiptarë dhe shqiptarët si të huaj

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka dalë në një komunikim përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur sërish për turizmin, edhe pse nuk jemi në sezon, duke qenë i ashpër dhe duke mos pranuar të heshti, për gjerat që sipas tij, në turizmin shqiptar, nuk ishin dhe nuk duhet të jenë ashtu siç ishin. E gjitha kjo për një funksionim normal të turizmit, këtij aseti të çmuar të ekonomisë dhe progresit, dhe një përfaqësim dinjitoz me pushuesit, të huaj dhe shqiptarë qofshin ata, pa shkuar deri te diferencimet, për të cila Luca shpreh rezerva, madje është edhe i ashpër.

Ai ka folur për ndjekësit e tij nga Santa Quranta, për bukuritë e Sarandës dhe punët që po bëhen për investimet, të cilat do të krijojnë kushtet e përmirësuara të sezonit të ardhshëm. E ka aktualizuar këtë dalje publike, për atë që ai e ka konsideruar si të padrejtë, konkretisht mënyrën se si sipërmarrësit e turizmit duhet të trajtojnë klientët, pa dallim përkatësie nacionale. Sepse përballë të drejtës për të kërkuar barazi për një shërbim, për të cilin paguajnë, është e njëjtë dhe e barabartë për të gjithë, si shqiptarët ashtu edhe të huajt.

“Këshilla behari në dimër, kështu dua ta titulloj videon e sotme për punët e pabëra të plazheve. Dhe ju përshëndes nga Saranda e bekuar e Zotit ku ende ndërtohet…” kjo është ajo çfarë Gjergj Luca ka shkruar në një postim video që ai ka ndarë në rrjetet sociale, ku ai hap debatin, për mënyrën se si, ne shqiptarët i presim dhe i trajtojmë bashkëkombësit tanë, dhe se si sillemi dhe i vlerësojmë të huajt. Sipas tij kjo ka e ka dëbuar pushuesin shqiptarë dhe të konsiderojë bregdetet e tjera, ku ata priten dhe përcillen me shërbim korrekt dhe mirënjohje.

Sipas tij, operatorët e turizmi tonë, i trajton të huajt si nënës dhe shqiptarët si të njerkës. Ai fton ndërgjegjen e atyre që e konsiderojnë këtë si një praktikë joshjeje për turistët e huaj, dhe institucionet që duhet të jenë garant të barazisë së vlerësimit të trajtimit, që të heqin dorë nga kjo optikë e shëmtuar e të bërit turizëm.

Albert Vataj

 

SHKARKO APP