Gjika e kaloi natën në spital, mbetet nën kujdesin e mjekëve

Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika e ka kaluar natën në reaminaicon, pas probleme shëndetësore që shfaqi dje pak orë pas arrestimit. Mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, por do të vijojnë ta mbajnë ende nën kontrol. Kryebashkiaku i Vlorës u shoqërua mbrëmë në spital nën masa të rrepta sigurie. Mjektët thanë se Gjika kishte shfaqur dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë.

Gjika vazhdon të jetë i shtruar edhe sot në mëngjes në reanimacionin e spitalit të Vlorës.

Në këtë situatë dhe në kushtet kur Gjika rreth një vit më parë ka pësuar një para-infark ai është dërguar me urgjencë në spital ku edhe mbahet nën monitorim nga mjekët. Tre muaj para zgjedhjeve lokale kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika provoi prangat nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, vetëm pak kohë pasi gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm përballë të njëjtave akuza. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar është prangosur pasditen e së premtes, 6 shkurt 2015, në banesën e tij në zonën e Ujit të Ftohtë dhe bashkë me të pas hekurave kanë përfunduar edhe shefja e urbanistikës Doriana Sulaj, dhe biznesmeni Artur Haxhi të cilit akuzohet se i kishte dhënë leje të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh. 

SHKARKO APP