Gjika paraqitet në Prokurorinë e Vlorës për t’u marrë në pyetje

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, arrestuar për “shpërdorim detyre”, ka lënë sot spitalin dhe është paraqitur në Prokurorinë e Vlorës. Ai ëhstë marrë në pyetje nga prokurorët në praninë e avokatit.

Gjika u arrestua për falsifikimin e dokumentave për dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati 11-katësh në qëndër të Vlorës sëbashku me Drejtoren e Urabanistikës në Bashki dhe biznesmenin që kreu ndërtimin.

Pas arrestimit, ai pati probleme me zemrën dhe u shtrua në Spitalin Amerikan, ku iu nënshtrua edhe një koronaro-grafie, pasi dyshohej për sëmundje ishemike të zemrës. Sot, Gjika e ka lënë regjimin e shtratit dhe ka shkuar vetë në prokurori për t’u marrë në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?