Gjika transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar

 Mesditën e  sotme kryetari i bashkisë së Vlorës ka lënë ambientet e spitalit të Vlorës për tu transportuar në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika kaloi natën në reaminacion, pas probleme shëndetësore që shfaqi dje pak orë pas arrestimit.

Mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, por do të vijojnë ta mbajnë ende nën kontroll. Kryebashkiaku i Vlorës u shoqërua mbrëmë në spital nën masa të rrepta sigurie. Mjektët thanë se Gjika kishte shfaqur dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë.

“Situata e djeshme ishte një situatë e re, një gjëndje që meriton të shtrohej e të monitorohej”  tha mjeku kardiolog Metlli Deraj. Në këtë situatë dhe në kushtet kur Gjika rreth një vit më parë ka pësuar një para-infark ai mbahet nën monitorim nga mjekët. Tre muaj para zgjedhjeve lokale kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika provoi prangat nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, vetëm pak kohë pasi gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm përballë të njëjtave akuza.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar është prangosur pasditen e së premtes, 6 shkurt 2015, në banesën e tij në zonën e Ujit të Ftohtë dhe bashkë me të pas hekurave kanë përfunduar edhe shefja e urbanistikës Doriana Sulaj, dhe biznesmeni Artur Haxhi të cilit akuzohet se i kishte dhënë leje të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh.

SHKARKO APP