Gjiknuri: I keni ndarë pyetjet me pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava! Tabaku: Arroganca nuk ndihmon

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri prej disa orësh po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku nuk ka lënë pas as ironinë. Pasi dëgjoi pyetjen e deputetit Luçiano Boçit, ish-ministri Gjiknuri tha se ata i kanë ndarë pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava. Kryetarja e Komisionit, nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku i’u përgjigje menjëherë, duke i kërkuar të lërë ironinë.

Debati:

Gjiknuri: Po më duket se i keni ndarë pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava, i keni ndarë me fraksione.

Tabaku: Kjo arrogancë dhe kapardisje nuk ndihmon fare. Ne po flasim për 100 mln euro dhe kjo është arrogancë e panevojshme.

Gjiknuri: E qeshura nuk është arrogancë, të zbut të qeshurën pas një gjendje.

Tabaku: Ju lutem qëndroni seriozitetit të Komisionit.

SHKARKO APP