Gjobë kush del në rrugë edhe në këmbë. Orët kur mund të lëvizni

Duke nisur nga sot, këmbësorët do të kenë mundësi që të dalin vetëm 6 orë në ditë, 4 orë gjatë paradites, më konkretisht nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00.

Por ajo që duhet theksohet se çdo kush që do të lëviz në këto fasha orari duhet të jetë i vetëm, jo me persona të tjerë në krah, me qëllim për të shmangur grumbullimet e mëdha të njerëzve që bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit.

Kush shkel këtë urdhër, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit.

Edhe bankat do të qëndrojnë hapur në kèto dy fasha orari, që përkon me kohën kur lejohet edhe qarkullimi i këmbësorëve.

SHKARKO APP