Gjobitet kamionisti maqedonas, por arrestohet pasagjeri: Po ‘i falte’ 5 euro policit shqiptar!

Një 32-vjeçar nga Maqedonia është arrestuar nga Policia Rrugore nëTiranë. Ai ishte pasagjer në kamionin e mikut të tij që kishte shkelur rregullat e qarkullimit dhe per t’i bërë nder atij, për ta shpëtuar nga gjoba, ka tentuar të korruptojë me 5 euro, policin shqiptar. Por, pa një pa dy, i janë vënë prangat.

Njoftimi:

Më datë 09.08.2018, rreth orës 08:30, punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar një kamion “DAF” me drejtues shtetasin maqedonas Z. A., 41 vjeç dhe pasagjer shtetasin T. R., 32 vjeç, në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor është bërë ndalimi i mjetit, ku drejtuesit  i është komunikuar arsyeja e ndalimit dhe ndëshkimi me adminstrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj kohe, pasagjeri që ndodhej në kamion i ka ofruar shumën prej 5 euroshm punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mosvënies së gjobës. Por, polici i ka bërë arrestimim e menjëhershëm të shtetasit maqedonas T. R.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?