Gjok Uldedaj: Promovohet botimi i dy librave me autorë Ilda Kurti dhe Gjovalin Gjeloshi
Nga Gjok Uldedaj:
Në ambjentet e Universitit Qiriazi u promovua botimi i dy librave me autorë-dy pedagogë të këtij universiteti: Dr. Ida Kruti, me librin “Psikologjia e Zhvillimit të Adoleshentëve” dhe Dr. Gjovalin Gjeloshi, me librin “Balta që s(duam)”, përmbledhje publicistike.
Për këtë promovim u bashkëpunua edhe me dy shoqata, ajo e “Urdhërit të Psikologut” dhe Shoqatën Ndërkombëtare të gazetarëve të bujqësisë.
Ky promovim solli në ambjentet e universitetit tonë shumë personalitete të fushës akademike dhe publicistike.
Prezenca e Prof. Dr. Hamit Boriçit, emblemë e gjallë e shkencës dhe gazetarisë shqiptare, njeriut që nuk i ndahet punës edhe pse në moshën 95 vjeçare, ishte një vlerësim dhe motivim i veçant për të gjithë.
Në këtë promovim diskutuan: Prof. Dr. Ylli Zhurda, Gazetari dhe poeti Marash Mirashi, Prof.Dr. Abdyl Sinani, Dr. Erjona Fusha, Dr. Abaz Lleshi, Xhevdet Bashllari, Botuesi Frano Kulli, Gazetari Martin Leka, Inxhinier Gjon Fierza si dhe Prof. Dr. Bardhosh Ferraj, Prof. Dr. Zef Gjeta, Prof. Dr. Lush Susaj, Botuesi Preng Pepa etj.