Gjykata lë në burg Klaus Sakollin. Familjarët: Denisën e donte për prostitucion, jo për nuse
Gjykata e Beratit ka lënë në burg Klaus Sakollin, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Denisa Demajn.
Ai e ka pranuar krimin, por ka thënë se vajzën e donte.
29-vjeçari ka thënë në gjykatë se prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj lidhje.
“Unë vajzën e doja.
Për të lashë emigracionin dhe erdha në Shqipëri.
Por, prindërit e vajzës nuk e pranonin lidhjen tonë”, ka thënë ai para gjykatës.
Por, tezja e vajzës, Leta Fejza, u shpreh se si synonte ta dërgonte Denisën për prostitucion.
“Ka bërë plagosje, ka qenë i dënuar, madje merrej me drogë.
Ai mund ta donte për gjithçka vajzën, por jo për nuse. E njoh mirë unë atë. Nuk ishte djalë për të krijuar familje.
Ai e donte vajzën që ta rrëmbente, ta çonte jashtë si prostitutë. Prandaj ka këmbëngulur atë natë para se ta vriste, që i merrte në telefon dhe i kërcënonte”, tha Fejza për "Panorama".