Gjykata le në burg nipin e Enver Hoxhës

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për nipin e ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, shtetasin Ilir Hyseni dhe dy kolumbianët Cesar Avila dhe Wather Moreno, të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.  Gjyqtarja e çështjes, Liljana Baku, pasi dëgjoi interesin e palëve dhe kërkesën e Prokurorit, Olsian Çela, vendosi të pranojë kërkesën e hetuesisë, pra “arrest me burg” për katër të pandehurit.

Prokuroria për Krime të Rënda dorëzoi një ditë më parë në gjykatë kërkesat për caktimin e masës së sigurisë për 9 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, të arrestuar gjatë aksionit në laboratorin e kokainës, në Xibrakë të Elbasanit. Organi i akuzës ka kërkuar për të gjithë të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë ditës së dielë do të jepet masa e sigurisë për pjesën tjetër të të arrestuarve në operacionin “Xibraku”: Saimir Batku, 43 vjeç, Kastriot Imeri 47 vjeç, Gentjan Gjonaj 43 vjeç, Arjan Dalipi 50 vjeç dhe Kelment Dalipi 45 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?