Gjykata rrëzon kërkesën e deputetit Ndreu për mospërfshirjen e videos në hetim

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Avokatit të Deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu për shpalljen të pavlefshme të videos, ku Deputeti PD-së, Gent Strazimiri pretendon se është goditur nga kolegu i tij Socialist, gjatë një seance parlamentare në kuvendin e shqipërisë.

Avokati i Pjerin Ndreut kërkoi që video të mos ishte pjesë e hetimit, por trupa gjyqësore nuk pranoi këtë kërkesë.

Gjatë seancës të zhvilluar sot, trupa gjyqësore fillimisht dëgjoi dëshmitë e dy deputetëve të Partisë Socialiste, Armando Prenga dhe Parid Cara, të thirrur si dëshmitar. Më tej bëri publik vendimin e saj, për të mos pranuar kërkesën e Deputetit Ndreu për heqjes së videos nga dosja e provave lidhur me dhunën në kuvend, të seancës parlamentare më datë 10 Korrik 2014.

Në dëshminë e tij, deputeti Prenga, u shpreh se gjuha e deputetit demokrat në Kuvend është fyese dhe krijon irritim. Të njëjtën linjë kishte dhe deputeti Cara.

“Fjalimi i tij ishte irritues për të gjithë deputetët e Kuvendit. 30 minuta pas fjalimit dolëm në kafe me Pjerinin dhe pastaj në korridor dëgjova Strazimirin që shante e bërtiste. Në ate moment Strazimiri fyen dhe Pjerini u afrua në shkëmbim fjalësh e fyerjesh mes tyre. Nuk kam parë që Strazimirin ta ketë qëlluar Pjerini dhe vetëm sharje e fyerje mes tyre kishte” është shprehur deputeti Prenga përpara trupit gjyqësor.

Nga krahu tjetër, Deputeti socialist, Arben Ndoka, kërkoi ndjesë në seancën e radhës në Gjykatën e Lartë për çështjen e sherrit mes tij dhe deputetit demokrat, Gent Strazimiri. Ndoka tha se kërkon ndjesë dhe shtoi se akte të tilla nuk duhet të përsëriten.

Trupi Gjyqësor pasi dëgjoi dëshmitarët vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 16 Mars 2015 dhe të thërras si dëshmitare, Deputeten e Partisë Socialsite, Olta Xhaçkan.

SHKARKO APP