FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata Speciale operacion në Kosovë, arrestohen ish-zëvendëskryeministri dhe ish-kreu i Shërbimit Sekret

Mëngjesi i sotëm ka nisur me zhvillime në Kosovë, pasi Gjykata Speciale ka realizuar disa operacione dhe ka arrestuar disa persona.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka konfirmuar për Telegrafin se është arrestuar ish-kryetari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi.

Përveç këtyre, janë ndaluar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, si dhe vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?