Gjyqi i studentëve, kryeministri Edi Rama thirret dëshmitar

Kryeministri Edi Rama do të thirret dëshmitar në gjyqin e studentëve. Gjykata ka pranuar kërkesën e studentëve të ndaluar dhe proceduar pasi gjuajtën me vezë kryeministrin.

Ata kërkuan që kryeministri Rama të thirrej si dëshmitar, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Po kështu studentët kërkuan edhe pyetjen e tre gardistëve.

8 studentë që morën pjesë në protestën kundër reformës së arsimit të lartë u ndaluan një vit më parë pasi qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në ambientet e fakultetit të shkencave sociale. Ata u lanë të lirë pas disa orës por ndaj tyre pati procedim penal. Kjo është hera e parë që kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në një gjyq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?