Godina e kompleksit qendror të Ish-Kinostudios “shndërrohet” në Ministri të Kulturës

Prej këtij 5 Janari, Ministria e Kulturës është zhvendosur në godinën e Ish-Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ në të cilën për muaj me radhë, u punua më intensitet për rikonstruksionin tërësor të saj. Në brendi, godina ka ruajtur sot autenticitetin e ndërtimit dhe fizionominë që ka pasur përpara së të shkatërrohej. Keshtu raporton news24.

Ky rikonstruksion mësohet se i ka kushtuar fare pak shtetit shqiptar, pasi sipas arkitektit Artan Shkreli, ka qenë firma fituese për shndërrimin e mjediseve të ish-kinostudios në ‘Muze Filmi’ ajo që ka sponsorizuar edhe ndryshimet e nevojshme që kërkonte përshtatja e kësaj godine në zyra dhe mjedise për ministrinë e re të kulturës. Ka qenë një rikonstruksion dhe punime kryesisht me karakter kozmetik sipas arkitektit Shkreli që ajo të mund të ketë këtë dukje sot.

Investimi më i madh është bërë së jashtmi për fasadën, ndriçimin dhe mjedisin rreth, që mësohet se e ka financuar sërish kjo firmë, çka do të thotë së shndërrimi i godinës në ministri kulture nuk ka pasur kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

SHKARKO APP