Goditet banda me shqiptarë e rumunë në Itali, ‘e specializuar’ për drogë, prostitucion e dokumente false
Banda e shqiptarëve dhe rumunëve nuk linte gjë pa bërë. Shpërndarje droge, shfrytëzim prostitucioni dhe deri tek dokumentet false për emigrantët e paligjshëm.
Grupi kriminal i Europës Lindore është zbuluar dhe goditur në Asti nga Guardia di Finanza e cila ka siguruar urdhër arrestet nga gjykata. Dy pjesëtarë të grupit janë arrestuar në Asti dhe në Veronese, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.R., 21 vjeç e N.G., 32 vjeç. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim: V.D.I., 42 vjeç dhe B.M., 23 vjeç.
Sipas hetimeve, banda jo vetëm ndihmonte praninë e paligjshme të të huajve në Itali, përmes furnizimit me karta identiteti të vlefshme për të udhëtuar jashtë vendit, pasaporta dhe patenta shoferi.
Por përveç dokumenteve, grupi prostituonte 3 vajza bashkëkombëse, të cilat keqtrajtoheshin dhe njëra prej tyre ishte detyruar të abortonte.
Është dokumentuar edhe shitja e heroinës, kokainës dhe hashashit në qytet. Gjatë një prej arrestimeve, janë gjetur dhe konfiskuar disa gram kokainë dhe hashash dhe një pistoletë ilegale gjysmë automatike. Me pak fjalë, një mostër e mirë e rasteve kriminale në të cilat janë specializuar bandat e “sllavëve” që veprojnë pa u ndëshkuar në territor.

