Goditet një parcelë me mbi 1100 bimë kanabisi, në pranga dy persona në Dibër

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Dibrës ka çuar në zbulimin e një parcele me 1,121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe në arrestimin e dy personave të dyshuar si kultivues.

Aksioni u realizua pas kontrolleve intensive në terren dhe monitorimit nga ajri me dronë, të cilat mundësuan lokalizimin e parcelës në zonën e njohur si “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër.

Në flagrancë u arrestuan A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat. Sipas Policisë, të dy dyshohen se kishin kultivuar bimët narkotike në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit, bimët u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për vijimin e hetimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni, i koduar “Deja”, u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Dibër, Mat dhe Kamëz.

Policia u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht banorëve të zonave rurale, që të denoncojnë çdo rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, duke theksuar se bashkëpunimi i publikut është thelbësor në luftën kundër këtij fenomeni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?