Grabisnin shpërndarësit e picave, arrestohen 3 persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Pizza Express” në kuadër të të cilit u bë i mundur dokumentimi i 3 vjedhjeve me dhunë dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve. Burime nga policia e qytetit të Shkodrës bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Ilir Mhillaj, 31 vjeç, banues në Shkodër;  Vate Mhillaj, 24  vjeç ,banues në Shkodër dhe Prekë Mhillaj, 21 vjeç, banues në  Shkodër.

Të tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë  autorë të 3 ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në periferi të qytetit të Shkodrës, në orët e vona të natës dhe konkretisht:

Me datë 24.12.2016, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale Xh.M;  Me datë 22.01.2017, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.D; Me datë 25.01.2017, është  vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.L.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, këta shtetas, pasi bënin porosi në piceri të ndryshme të qytetit, iu dilnin para duke iu prerë rrugën dhe të maskuar me kapuça dhe paruke, ushtronin dhunë ndaj të dëmtuarve dhe ju vidhnin motorët dhe sendet personale si, celularin dhe portofolin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 1 mjet tip “Volsvagen”, me targë AA086GK; 1 armë gjahu; 2 motoçikleta “Dajang”;  6 granata; 5 ndezës të pamontuar; 2 palë paruke; 1 palë doreza plastike; 2 kapuça; 10 telefona të markave të ndryshme; 3 telefona celular “Sony Erikson” dhe 2 “IPhone”; 10 karta sim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Vjedhjes me Dhunë” , kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?